“Dua popullin e dy marsit”; Zheji: Meta ka thyer mitin e presidentit të paafrueshëm! Lubonja: Opozita duhet të bëhet bashkë kundër Ramës
Analisti Artur Zheji dhe analisti Fatos Lubonja komentuan qëndrimet e presidentit të Republikës Ilir Meta.
Për analistin Zheji presidenti Meta ka dalë nga kornizat e një presidenti paafrueshëm, pasi sipas tij shpeshherë është afruar me qytetarin.
‘Gon Duka tha se ka pasur ofertë nga Berisha, por është shprehur se është duke e interpretuar. Kujtojmë se sherret me Metës dhe Ramës kanë qenë shumë të pavërteta . Është shumë e pakuptueshme se nga buron kjo ideja për sherr, ndërkohë që kanë një lloj gjakftohtësie për mënyrën se si pastaj komunikojmë pas gjithë këtyre sherreve. Po ashtu Meta ka thënë që do të marrë pjesë me popullin e 2 marsit. Por më vonë kuptuam që e kishte metaforike, tha do të marr pjesë në zgjedhje, por pas një viti. Pra ata që do të zgjidhen kryetar bashkie do të qëndrojnë një vit. Tani ndonjëherë presidenti zgjedh të flasë me një gjuhë të koduar. Meta e ka thyer konceptin e presidentit si një njeri i paafrueshëm, apo si i paanshëm… Ne nuk kemi pasur asnjë president të paanshëm, më i miri ndoshta ka qenë Mejdani. ndërsa Meta e thyen kodin e komunikimit. Por më mirë një president që reciton vargje edhe në borën e Korçës se një president që nuk shfaqet’, u shpreh Zheji.
Nga ana e tij Lubonja komentoi deklaratat e presidentit i cili është shprehur ‘Dua popullin e dy marsit’, deklaratë për të cilën , Lubonja tha se sot ai popull është bërë copë-copë.
Më tej Lubonja shtoi se opozita duhet të bëhet bashkë për të ndalur qeverisjen e sotme e cila e ka kthyer partinë sipas tij në një ushtri.
“Problemi për mua është populli i dy marsit. Ai nënkupton një popull që është më shumë se LSI apo PD, sepse i mblodhi presidenti. Por ne dimë që në këtë popull ishte gjithë militantizmi i PD edhe me LSI të vetëm dhe ndoshta kanë qenë edhe pak nga ata që ishin të shqetësuar për demokracinë. Tani populli i dy marsit është bërë copë-copë. Duhet të kuptohet nëse ke popull që të ndjek apo jo. Këtu lind problemi për këta që quhen opozitë. Sot përballë këtij që ka e ka kthyer partinë në ushtri , ne kemi nevojë për një opozitë të bashkuar, përtej të majtës dhe të djathtës. Të jenë bashkë për të balancuar këtë anije që është kthyer në një anë dhe po mbytet”.’, tha ai.
Fraksion.com