“Do vritet një deputet në protestën e 8 janarit”; Spartak Braho përfundon në SPAK pas paralajmërimit ‘bombë’
Komisioni i Rithemelimit ka paditur Spartak Brahon në SPAK për shpifje. Për këtë i referohet paralajmërimit që bëri para protestës së 8 janarit në selinë e PD.
Gjatë një interviste, ish-deputeti socialist deklaroi se protesta mund të sillte skenare vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e deputetit që mund të jetë viktimë.
“Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë. Ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A. do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho.
Të gjithë menduan se për këtë i referohej deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili më 8 janar shkoi në selinë e PD i rrethuar nga truproja.
Fraksion.com