AktualitetTë fundit

40-vjeçari, mik i familjes josh të miturën, policia e arreston në hotel. Vajza kishte ikur nga shtëpia

Një rast i rëndë i ngacmimit me të mitur raportohet të ketë ndodhur në komunitetin shqiptar në Greqi.

Një 40-vjeçar, i cili sipas mediave greke është me origjinë shqiptare, është vënë në prangat e policisë, ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku 40-vjeçari ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Nga verifikimet ka rezultuar se ai kishte arritur të joshte 14-vjeçaren dhe i kishte fituar besimin, duke bërë që e mitura të largohej shpesh nga shtëpia dhe të shkonte në banesën e 40-vjeçarit.

Kështu ndodhi dhe herën e fundit, disa ditë më parë, kur vajza e mitur u largua sërish nga banesa. Prindërit e saj lajmëruan policinë. Ata panë një foto që vajza e tyre kishte postuar në rrjetet sociale me 40-vjeçarin teksa ndodheshin në një hotel në qendër të Athinës.

Prindërit e vajzës bënë menjëherë kallëzim dhe brenda pak orësh 40-vjeçari u arrestua. Ai akuzohet për joshte të të miturës dhe është lënë në paraburgim. Vetë 40-vjeçari mohon që të ketë abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.

 

Fraksion.com