Policia Bashkiake e Tiranës, kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit
Policia Bashkiake e Tiranës nis kontrollin te zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ende nuk dihen shkaqet se përse po ushtrohet ky kontroll, ndërkohë është i njohur fakti se mes këtij institucioni dhe FSHF ka pasur përplasje kohët e fundit.
Polemikat janë thelluar pasi kreu aktual Armand Duka ka hedhur sërish kandidaturën për kreun e FSHF.
Ky lëvizje mendohet të jetë e lidhur me përplasjen që po ndodh së fundmi mes Dukës dhe kryebashkiakut Veliaj ndërohë që për këtë të fundit u publikua edhe një përgjim ku shfaqej duke përdorur një fjalor aspak të pranueshëm me anëtarët e shoqatës rajonale të Fubtollit “Tirana”. Ndërkohë, përfaqësuesit e hetimit tatimor janë shfaqur në bizneset e Agron dhe Armando Dukës në Durrës.
Fraksion.com