Life StyleTë fundit

“Nëse do Monikën, mbështet Monikën”; Dyshimi i Arjolës: Nuk e kuptoj dashurinë e Fifit për Donaldin

Mbrëmjen e të martës, në spektaklin e “Big Brother VIP Albania” hyri ish-konkurrentja dhe këngëtarja Fifi.

Qëllimi i saj ishte të surprizonte mikeshën e saj të ngushtë që njohu më nga afër brenda rrugëtimit në shtëpi, Monika Lubonjën. Ajo priti aktoren duke kënduar projektin muzikor “Diell”, tekstin e së cilës e punoi kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”. Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit, Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kuptoj dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën”, tha Arjola.

 

Fraksion.com