AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Komisioni i Rithemelimit do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Komisioni i Rithemelimit në PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Berisha tha se në këto zgjedhje do të zbatohet për herë të marrë dhe projekti i primareve, ku kandidatët do të garojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë kandidat zyrtar.

Ky është një revolucion dhe është i pandalshëm, padiskutim do të marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme. Po aplikojmë primaret. Ditën e diel do të jenë në të gjashta bashkitë. Këto janë primare në kushte të veçanta. Ne kemi 45 ditë kohë dhe ne kemi racionuar kohën dhe ditën e diel do kemi primaret”, tha ai.

Më tej ai tha se në të ardhmen primaret do të zgjerohen, ku nuk do të votojnë vetëm anëtarët e PD, por dhe simpatizantët e kësaj partie.

“Në primare normalisht gara nuk është vetëm votimi, votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimit. Ai që merr vota më shumë do të dalë fitues. Primaret në të ardhmen duhet të zgjerohen në zgjedhësit. Zgjedhësit e PD të pajisen me një kartë dhe ai marr kartën e zgjedhësit e PD, ata që duan ta marrin. Simpatizantët të marrin pjesë në votime njësoj si anëtarët e PD”, shtoi Berisha.

 

Fraksion.com