AktualitetPolitikëTë fundit

“Letrat janë hapur”; Meta për Berishën: Është magneti i kësaj toke, e kam ndjekur nga fillimi deri në fund

Presidenti Ilir Meta është rreshtuar hapur pro Sali Berishës, duke thënë se nuk ka pasur kontakte direkte së fundi me të.

Ai tha se e ka ndjekur gjithandej, edhe në Foltore, madje njërën prej tyre e ka dëgjuar nga fillimi deri në fund.

“Tani letrat janë hapur. Çfarë të bënim kur Berisha, magneti i kësaj toke, siç e kanë cilësuar apo Presidenti i Përgjithshëm siç e quaj unë, qëndronte në pankinë. Por tani që ka dalë në fushën e lojës, gjërat kane ndryshuar. Moj ti po unë të kisha pasur kontakte nuk do kisha kaq mall për doktorin.

E kam ndjekur gjithandej, edhe në Foltore dhe jam bërë pak xheloz të them të drejtën. E kam ndjekur njëherë Foltoren e Devollit nga fillimi deri në fund”, u shpreh Meta.

Presidenti është shprehur se pas skadimit të mandatit të tij në Korrik të këtij viti, ai do të rikthehet në politikën aktive, ndoshta dhe në drejtim e LSI.

 

Fraksion.com