“Jam si Madonna”, moderatorja flet hapur: Nuk e kam problem edhe një burrë 30 vite më të ri
Fjodora Fjora është një nga moderatoret më të dashura të ekranit, ku shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaj. Së fundmi ndërsa po prezantonte temën e emsionit të saj që kishte të bënte me martesat me diferencë të madhe në moshë, ajo ka deklaruar se “mund ta ketë edhe 30 vite më të ri burrin dhe nuk e ka problem”.
Në nisje të emisionit “Ditë e re”, që ajo moderon, Fjodora Fjora tha se tema e ditës është martesa me diferencë të madhe në moshë.
Ajo tregoi se nuk ka asnjë paragjyikim për martesa të tilla duke shtuar se ajo “është si Madonna” dhe mund ta ketë bashkëshortin edhe 30 vite më të ri ose 30 vite më të vjetër. Më pas ajo gjithsesi sqaroi mes të qeshurash se po bënte shaka duke mos e vazhduar më fjalinë.
“Do të flasim për dashurinë dhe për martesat që nuk njohin moshë. Kjo temë më erdhi në mendje në sajë të një koleges time që ma propozoi. Unë përshembull nuk kam asnjë paragjykim për diferencën e moshës, jam njeri i cili është si Madonna.
Mund ta ketë edhe 30 vjet më të ri burrin, por vjen nga Amerika kryesisht. Mund të jetë edhe 30 vite më i madh nuk e kam problem por duhet të jetë me shumë package(bagazhe)“, shprehu moderatorja mes të qeshurash.
Fraksion.com