Ulsi Manja shkrin totalisht kadastrën e Durrësit
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se i kemi propozuar Drejtorisë Shtetërore të Kadastrës shkrirjen e zyrës së legalizimit në Durrës.
Manja në një deklaratë për medie tha se, për Agjencinë e Kadastrës Durrës kemi dërguar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë.
“Pra praktikisht, ne i kemi referuar Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës shkrirjen e kësaj drejtorie. Nga drejtori i ASHK-së Durrës, tek përgjegjësi i sektorit të hartografisë, specialist i hartimit të hartografisë, përgjegjësi i sektorit të kalimit të pronësisë dhe dhjetë specialistë të kësaj drejtorie. Janë 215 dosje legalizime objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë vetëm për periudhën gush-tetor 2021, ku ka rezultuar se këto dosje mungonin dokumentacionet që kërkon ligji. Një praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime, pa akte evidentimi në terren, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta tregues dhe një sërë shkeljesh të tjera”, tha ai.
Manja u shpreh se rasti që do të bëjmë publik sot ka të bëjë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, posaçërisht me legalizimet.
“Kemi 611 raste, praktika të ardhura në Drejtorinë Antikorrupsion në fund të viti 2021, pothuajse për 20 agjenci të tjera që po trajtohen nga Agjencia Antikorrupsion dhe në përfundim të hetimit administrativ do kemi dhe rezultate konkrete. Por praktikat e sotme Agjencisë së Legalizimeve. Është institucioni ku pjesëtarë e Agjencisë Antikorrupsion mjafton të marrin rastet dhe praktikat në tavolinë me të gjitha gjasat aty do ketë shkelje”, tha ai.
Po ashtu Manja u shpreh së rasti tjetër ka të bëjë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë. Ai theksoi se legalizimi i dy objekteve në Sarandë është në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
“Janë dy raste që u përkasin shtetasve P.D dhe R.D, nuk kanë lidhje gjaku mes tyre për të cilët është kallëzuar në prokurori ish-drejtori i Aluizmit Sarandë dhe përgjegjësi i sektorit. Në rastin e parë, ish-drejtori, ish-përgjegjësi dhe ish- specialisti i sektorit të legalizimeve, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Gjirokastër për pezullimin e legalizimit Agjencia Shtetërore e Kadastër ka vijuar me legalizimin e objektit dhe pajisjen me leje përkatës. Rasti i dytë është kundërvënie kundër një vendimi gjykate për sigurimin e padisë mbi një objekt por me sa duket punonjësit e Agjencisë Sarandë e konsiderojnë vetën mbi gjykata dhe vijojnë duke i dhënë lejen e legalizimit, pavarësisht se godina e legalizuar prek infrastrukturë rrugore”, tha Manja.
Në vijim, Manja bëri prezent analizën e punës së Njësisë Antikorrupsion në dy muaj të punës së saj, nëntor-dhjetor 2021.
“Janë gjithsej, rreth 200 praktika të të trajtuar dhe që janë denoncuar në Prokurori nga Njësia e Antikorrupsion. Nga këto praktika të hetuara, 11 kallëzime janë depozituar në prokurori, në SPAK në Prokurorinë e Tiranës dhe të Durrësit. Ndërkohë që janë referuar në Njësitë përkatëse 48 masa administrative”, tha ai.
Manja shtoi se Agjencia Antikorrupsion ka bërë kallëzimet penale përkatëse si dhe po dërgon shtesa kallëzimesh për të gjitha këto çështje për të garantuar me prova prokurorinë. Kemi konkluduar me një raport prej 386 faqesh për legalizime për Agjencinë e Legalizimeve Durrës për periudhën gusht-tetor 2021.
Në deklaratën për mediet Manja u shpreh se, sot ka dalë dhe raporti i “Transparency International” mbi perceptimin e korrupsioni dua të them se kemi filluar ta studiojmë me hollësi dhe me seriozitet në të gjitha gjetje e raportit.
“Publikimi i raporti është një shtysë për ne por shtysa e parë është shërbimi ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë dhe do doja që kjo të vlente dhe për të tjerë aktorë dhe faktor në vend”, tha ai.
Fraksion.com