AktualitetPolitikëTë fundit

FSHF përgjoi Erion Veliajn, Rama: I neveris përgjimet në ambiente jopublike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sa i përket përgjimit të publikuar nga FSHF për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama thotë se i neverit përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik dhe që as ka ndërmend ta dëgjojë.

Në një postim të Kryeministrit Edi Rama në rrjetin social, një qytetar e pyet për përgjimin ndërsa Rama i përgjigjet si më poshtë:

“Përshëndetje zoti Kryeministër audiopërgjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e komunikimit që përdor ai, a janë të pranueshme për Kryetarin më të madh të Bashkive të vendit?! Do ketë masë disiplinore për zotërinë?! Pasi ai ka 1 milion banorë që i paguajnë taksat dhe presin shërbim nga ai!!”, pyet qytetari.

Kryeministri Rama përgjigjet se, “unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë, askund, as si prova fajësie, as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike së një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj”.

 

Fraksion.com