Bardhi: Gjuha e Foltores, e padenjë për Presidentin
Gazment Bardhi theksoi sot se Presidenti Ilir Meta nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Në një reagim lidhur me deklaratën e Presidentit Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se, “një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta, nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën”.
“Presidenti nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës”, nënvizoi Bardhi.
Bardhi u shpreh se, “duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Presidenti Meta tha sot se “deputeti Bardhi, gënjen kur me vetëdije të plotë dhe në mënyrë të përsëritur deklaron se Gjykata Kushtetuese na paska thënë se, “subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte Shoqata e Bashkive, por Presidenti i Republikës, duke dhënë kështu mundësinë Presidentit që ta inicionte procesin në këtë gjykatë”.
Fraksion.com