AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka: Mirëpresim forcimin e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Biseda u fokusua në zhvillimet e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh.

Një vend të veçantë gjatë bisedës zuri shkëmbimi i mendimeve mbi bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, ku dy vendet kanë marrë mandatin dyvjeçar si anëtarë jo të përhershëm.

“Lindja e Mesme do të jetë në fokusin e Shqipërisë gjatë mandatit të saj në KS”, u shpreh Ministrja Xhaçka dhe siguroi vullnetin për të punuar së bashku me palën emiratase në avancimin, ndarjen e axhendave dhe prioriteteve në kuadër të Këshillit të Sigurimit.

Ministrja Xhaçka u shpreh se, dënon sulmin terrorist ndaj EBA-s, si një akt në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe i siguroi homologut të saj solidaritetin e qeverisë shqiptare.

 

Fraksion.com