AktualitetSportTë fundit

Skandali në FSHF, Veliaj: Hetim ndërkombëtar për Dukën, paratë e drogës pastrohen përmes ndeshjeve!

Akuza të forta ka hedhur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në drejtim të kreut të FSHF-së, Armand Dukës, teksa theksa tha se ka dërguar në institucionet ndërkombëtare materiale që tregojnë sesi pastrohen paratë e drogës në Shqipëri përmes futbollit. Nga studio e Repolitix, Veliaj tha se prej 20 vitesh në krye të FSHF, Duka ka kryer abuzime të pafundme, ndërsa u shpreh i vendosur për t’i shkuar kësaj lufte deri në fund.

Duke e konsideruar ‘klani Duka’, Veliaj u shpreh se ai po mbështet edhe nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“E keqja nuk është asnjëherë e letë për ta mundur. sa më rrënjë ti këtë rrënjët aq më shumë kohë duhet. Ka 20 vite që qëndron aty, duhet të pyesim vetën a duhet të vijojmë dhe të shqetësohemi që me qindra fëmijë janë angazhuar në shoqata sportive fati i të cilëve përcaktohet nga ai njeri?  te futbolli elitar është pjesë e aksioneve, ato para nuk janë të miat personale, por të taksapaguesve dhe sigurisht që do të shqetësohem nëse ka shitje ndeshjes apo mashtrime, ku është fondi i solidaritetit që u dhanë për pandeminë, ku janë 100 fushat e sportit në Tiranë? Ky është një klan që ka futbollin, të drejtat televizive, reklamat dhe ka edhe politikë. Sot i doli zot partia e varesë dhe populli i 2 marsit. Llumi shkon me llumin, kur i ke puplat e zeza të gjithë sorrat do rrinë bashkë”, tha Veliaj.

 

Fraksion.com