AktualitetPolitikëTë fundit

“Dy PD, njëra më e madhe se tjetra…”; Rama: Nga njëra anë jemi ne, nga ana tjetër varetë, bravat dhe trastat me dekorata

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, i cili pak ditë më parë dekretoi 6 marsin si ditën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Sipas kryeministrit Rama, Meta për një kohë të gjatë ka shkelur kushtetutën, ndërsa mban peng institucionin.

Kreu i qeverisë tha porositë e tij për zgjedhjet e pjesshme, duke theksuar se do të jenë larg politikës dhe me vëmendje tek hallet e popullit.

“Të dy në sherr për vulën e 8 janarit dhe një i tretë që merr jetë nga ata të dy. Kjo është oferta për demokratët  të gjithë ata që enden fatkeqësisht që e quajnë veten pjesë të këtyre popujve, ndërkohë që populli shqiptar është i qartë për çdolloj që sheh. Në emër të këtyre do thirren bravaxhinjtë, trastaxhinjtë, si ato lojërat në Tironë kur isha i vogël,  rraqe rraqe kikio, teksa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer gjashtë bashki në rraqe që duhet të hapen. Ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë në të gjitha lagjet me deputetët përkatës me partinë me territor për të mos promovuar turizmin elektoral, me deputetë që bëjnë më shumë zhurmë se punë. Me një prag të mirëpërcaktuar me çfarë dhe kur të jetë në fushata, jo mitingje, jo grumbulli me masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit. Me kokën ulur dhe veshët hapur është këshilla ime”, tha Rama.

 

Fraksion.com