Vdes e reja pasi del nga makina në autostradë: E godet furgoni
Një vajzë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në aksin Patra-Athinë.
Aksidenti ndodhi pak pas mesdite. Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas fillimisht me një tjetër mjet.
E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.
Fraksion.com