“Zonja e kupton më mirë artin tim”; Rama i bën dhuratën e veçantë Erdogan: Jam serioz unë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa prapaskena nga vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan në zyrën e tij, gjatë ditës së djeshme.
Rama i ka bërë presidentit turk një dhuratë duke i thënë se e ka krijuar me duart e tij, por nuk e ka paketuar sepse duhet mbajtur me kujdes. Ndërsa nuk munguan batutat e tij me Erdogan, i cili gjithashtu i kishte sjellë një vazo të punuar prej sarajit Jëlldëz, prodhim i Turqisë.
Rama: E kam bërë vetë me këto duar.
Erdogan: Qenka shumë e mirë.
Rama: Po jam artist serioz. Megjithatë sic thashë, në shtëpi duhet të shkojë se zonja e kupton më mirë artin tim. Këtë vetëm duhet ta mbajmë me kujdes.
Erdogan: Në shtëpi do ta vendos në vendin më të mirë.
Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta mbajnë me kujdes.
Fraksion.com