AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama nxjerr përsëri fotot: Blloku i dytë i banesave në Kavajë, po bëhet gati për 206 familje

Kryeministri Edi Rama tha sot  se blloku i dytë i banesave në qytetin e Kavajës është drejt përfundimit dhe po bëhen gati për 206 familje të tjera të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Mirëmëngjes dhe me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Programi i Rindërtimit përfshin një prej paketave më unike të investimeve në infrastrukturë, që do të vijojë me intensitet edhe gjatë vitit 2022, deri në strehimin e familjes së fundit që humbi shtëpinë nga tërmeti.

Qindra familje kanë përfituar deri tani shtëpi të re falas, ndërkohë që investimet janë shtrirë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe infrastrukturës urbane të lagjeve të tëra të rindërtuara nga e para.

 

Fraksion.com