Ish-Ambasadori i Kosovës kërcënon Vjosa Osmanin dhe familjen: Jam njeri i ligjit, por kur nuk funksionon, kemi kanunin e Lekë Dukagjinit
Ish-Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka kërcënuar hapur presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.
Ai ka paralajmëruar për hakmarrje me kanun presidenten dhe të shoqin, me arsyetimin se ndihet i rrezikuar siç e quan ai, “Klani Osmani“.
Ai është shprehur në një media në Kosovë, se është njeri i ligjit, por se nuk duhet harruar se nga vjen Malësia e Gjakovës, e ku vepron Kanuni i Lekë Dukagjinit.
“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikim, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej lustës së pagave”, tha Dedaj.
Ai ka thënë se nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vrasë edhe ai. edhe ai.
“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pas pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.
Këto deklarata të Dedajt si duket vijnë si reagim ndaj raportimeve të djeshme mediale se ai është në kërkim të policisë së vendit, pasi Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të makinave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Gjergj Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira./BW
Fraksion.com