AktualitetPolitikëTë fundit

Rama tregon çfarë i tha Erdogan kur e takoi për herë të parë: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time!

Nga Laçi, ku presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019, kryeministri Rama, ka kujtuar edhe takimin e parë me presidentin, në kohën kur ai ishte Kryeministër i Turqisë.

“Sot dua të tregoj një episod nga takimi im i parë fare me Presidentin, i cili asokohe ishte kryeministër i Turqisë. Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori dhe ju e dini nga televizori nuk duket edhe aq i buzëqeshur. Me thënë të drejtën edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë, më shikonte dhe nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë: dëgjo këtu tha, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit tuk. Unë tha, dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd”, tha Rama.

Kryeministri tregoi më tutje edhe për dyshimet që shumë në arenën ndërkombëtare kanë për miqësinë e tij me presidentin.

“Pastaj ju e dini vazhdimin, unë jam krenar që mund ta quaj mik veten të Erdogan, madje një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë, tha a është e vërtet që jeni miku i tij, dhe e keni vërtet. I thashë jo , e kam shumë mik, nuk e kam mik. E kam frikë këtë përkthyesin , se nuk e di si më përkthen, po nuk kam rrugë tjetër se jam në moshë të thyer për të mësuar turqisht. Por dua të them se kam privilegjin të jem prej vitesh në këtë detyrë, dje kam takuar shumë.

I kam takuar të gjithë burrat e mëdhenj, dhe shpesh herë janë kuriozë të dinë se ç’është kjo miqësi e madhe mes nesh,nga vjen kjo gjë, dhe priren ta shohin si konspiracion, jo Turqia otomane, jo xhami, etj, kurse unë u them: presidenti thotë atë që bën dhe bën atë thotë. Më besoni nuk është e lehtë në diplomacinë e sotme që të gjesh nejrëz që Po e kanë po , dhe jo-në, jo”, tha Rama.

 

Fraksion.com