AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti turk mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama me ceremoni zyrtare

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi mes Ramës dhe Erdogan në Kryeministri do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp. Presidenti turk Erdogan në nisje të takimit në Kryeministri la edhe një mesazh në librin e shënimeve.

Ndërkohë në kuadër të vizitës së presidentit turk në vendin tonë pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Pas konferencës së përbashkët Rama dhe Erdogan do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.

Në përfundim të vizitës, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.

Më herët Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan i kanë dorëzuar  çelësat e banesave të reja familjeve në Laç, në lagen e rindërtuar me ndihmën e qeverisë turke, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit

 

Fraksion.com