Pranga një personi dhe 19 leje drejtimi të pezulluara; Ndëshkohen me gjobë 521 shoferë
Gjatë një jave për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e automjetit në mënyrë të papërgjegjshëm, policia e Korçës ka arrestuar një shofer gjatë javës që lamë pas.
Gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Korçës, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.
Gjithashtu, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat, 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 18 për shkelje të tjera.
Janë vendosur në total 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
4 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
5 mjete të bllokuara administrativisht;
16 masa për përdorim celulari;
21 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
120 masa për parkime të gabuara;
125 masa për parakalime të gabuara;
220 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Fraksion.com