Panik në një shkollë në Tiranë, merr flakë linja e tensionit të mesëm, evakuohen nxënësit
Një ngjarje e rëndë raportohet paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, ku një linjë e tensioni të mesëm në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne pranë “Shkollës” 9-vjeçare “Ahmet Gashi”.
Mësohet se për efekt sigurie shkolla ka nisur evakuimin e nxënësve.
Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por stafi i shkollës është alarmuar.
Menjëherë kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Fraksion.com