Life StyleTë fundit

Në një lidhje me Bora Zemanin? Noizy thyen heshtjen!

Një nga thashethemet më të bujshme që ka qarkulluar së fundmi në rrjet ka qenë pikërisht dyshimi se moderatorja më e përfolur e momentit Bora Zemani, si dhe reperi i njohur Noizy janë në një lidhje me njeri-tjetrin.

Dyshja është kometuar si pasojë e një videoje të bërë virale në rrjet, ku, sipas fansave, vihenin re “shikimet” e tyre gjatë një eventi që përkonte me ditëlindjen e Borës, ku të dy ishin prezentë.

Por si qëndron e vërteta? A është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën?

Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Why?Not” me moderatore, Roza Lati, Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

“Vërshojnë pyetjet për personazhin Bora Zemani. Ke qenë te ditëlindja e Borës dhe e marrin për të mirëqenë që ke diçka me Bora Zemanin. Tani të flejnë gjumë të qetë fansat…”- tha Roza Lati.

Ndërkohë, Noizy iu përgjigj duke mohuar një lidhje të mundshme me të, duke deklaruar se është thjesht një shoqe.

“Premtoj që nuk kam asgje me Borën. Është thjesht një shoqe. Unë nuk e dija që e kishte ditëlindjen edhe Bora, ishte ditëlindja e një shoqes së Borës.”- u përgjigj Noizy, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet.

 

Fraksion.com