“Le të themi ‘bismilah’”, momenti kur Erdogan e Rama presin shiritin e banesave të rindërtuara në Laç nga Turqia, pamje nga lagjja e re
Presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri Edi Rama kanë prerë shiritin e 522 apartamenteve të ndërtuara nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.
Në fund të fjalës së tij në Laç, Presidenti Erdogan ka ftuar Ramën, delegacionin e tij dhe atë shqiptar, që të bashkohen në përurimin e ndërtesave të reja, të cilat u dorëzohen banorëve sot.
“Të gjithë të marrin gërshërët dhe të presin shiritin. Me të prerë shiritin, gërshërët nuk do të dorëzohen. Le të themi “bismilah”, tha Erdogan në momentin e prerjes së shiritit.
Ndërkohë, më pas u transmetuan pamje nga pallatet e ndërtuara nga qeveria turke, të cilat duken mjaft të kompletuara.
Fraksion.com