Kapja e pistoletës në Rinas, përfshihet në hetime FBI dhe NCA angleze
Ky është Renato Hajmeli i cili u kap mbrëmjen e 12 Janarit në aeroportin e Rinasit, me një pistoletë dhe 125 fishekë në valixhe.
Mësohet se është kërkuar bashkëpunimi FBI-s dhe NCA-s Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar, për të hedhur dritë se si 52 vjecari shqiptarë, mundi të thyej sigurinë në aeroportin Houston në Amerikë dhe Lutton në Angli.
Philip Baum, ekspert sigurie për çështjet e aviacionit në Angli, i pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu për këtë rast, dha këtë koment:
“Është një ngjarje më të vërtetë shqetësuese por jo një thyerje sigurie. Fokusi kontrolleve është tek bagazhet e dorës të avionit për të identifikuar armë, sende të ndaluara që mund të përdoren në pengmarrje të avionit. Bagazhet kontrollohen për të gjetur lëndë shpërthyese në formën e bombave IED”.
Eksperti Philip Baum deklaron se arma në valixhe duhet të ishte identifikuar nga skaneri aeroportit të Houston.
“Pavarësisht sa thashë më sipër, armë të futura në valixhe duhet të identifikohen në momentin e skanimit. Për këtë rast pyetjet thelbësore që lindin janë. A ka patur një tentativë për ta fshehur armën mes sendeve të tjera në valixhe? Si dhe, a kemi të bëjmë këtu me një qëllim të keq apo thjesht një gabim?”
Remato Hajmeli i lindur në Tiranë udhëtonte drejt Rinasit me një pasaportë italiane shoqëruar me një leje të përhershme qëndrimi në SHBA. Nga të dhënat në rrjetet sociale mësohet se ai është një ish punonjësi postës shtetërore amerikane, tani pronar i një restoranti në Teksas.
Fraksion.com