AktualitetTë fundit

“Jip dorëheqjen vrasës!” Qytetarët shpërthejnë ndaj kryebashkiakut të Korçës pas helmimit të qenve

Një numër i mah qensh janë parë sot në rrugët e qytetit të Korçës pasi janë helmuar.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka patur reagime të shumta nga qytetarë të cilët kanë shprehur pakënaqëinë e tyre dhe i kanë akuzuar për mungesën e humanitetit referuar një veprimi të tillë.

Konkretisht, kryetari i bashkisë së qytetit të Korçës, Sotiraq Filo, i cili është quajtur si porositësi i këtij veprimi kriminal, ka marrë një sërë akuzash, duke e quajtur një “vrasës” dhe “kriminel”.

Nuk kanë nguruar edhe kërkesat e shumta për dorëheqjen e tij.

“Z. Sotiraq! Nese nuk ndaloni menjehere makrabritetin e denonconi te arrestohen autoret e masakrimit te qenve, gjaku e turpi bie mbi ju e nuk ka marketing qe ua zbukuron! KORCA DUKET SOT ME E SHEMTUAR SE KURRE NGA VEPRAT E DY KEMBESHVE! REAGONI MENJEHERE!”- ka komentuar Besa Kokëdhima në postimin e kryebashkiakut në “Instagram”

“Përshëndetje zotëri, qytetar parisieno-shqiptar!
Masakrën e dirigjuar nga ju, mbi kafshët e pambrojtura, që e pamë në rrjete sot, e kam shpërndarë në çdo grup animalistësh europianë! Titulli: BOJKOT!
Nuk do resht së bëri thirrje për BOJKOT!
BËNI TURIZËM ME FSHESA SE VETËM ME ATË MBURRENI!
TURP, TURP!
Boll e fëlliqët Parisin duke u krahasuar!”- shihet një tjetër koment.

“Reklamo Qente e helmuar qe po vriten ne Korce …”

“Reklamoni dhe qente e helmuar Z. Kryetar ti shohim dhe ato ne social media, te pakten te jemi ne dijeni qe na presin dhe ato pamje ne Korce jo vetem keto fasadat tuaja…”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com