Ja pse thuhet se Edi Rama do të jetë pjesë e finales së “BB VIP”
Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të përfolura në Shqipëri. Me vazhdimësinë e garës tashmë për më shumë se 100 ditë, janë krijuar edhe aludimet të shumta për konkurrentët që do ta fitojnë çmimin e madh.
Megjithatë, së fundmi, ka qarkulluar një teori se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është përcaktuar që para nisjes së emisionit dhe çmimi do i dorëzohet nga një personi të paparashikueshëm.
Ky thashethem ka nisur si pasojë e supozimit të ndjekësve të emisionit që janë prenotuar dy helikopterë për në datë 18 shkurt, ku njeri prej tyre do të shkojë në Vlorë. Kujtojmë se Donald Veshaj është i vetmi banor nga qyteti i Vlorës.
“Është kërkuar dikujt që ka agjenci fluturimesh një helikopter për në datë 18 për ta çuar në Vlorë fituesin e BB VIP dhe dyshimet të çojnë që plani dhe skenari i saj nxjerr fitues Donaldin.”- shkruhet nga ndjekësit.
Mirëpo ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është lajmi se në finale do të jeë i përfshirë edhe Edi Rama. Burime për “Pamfleti”-n mësojnë se do të jetë pikërisht kryeministri i Shqipërisë, i cili do t’i dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 eurosh.
Frakion.com