AktualitetPolitikëTë fundit

Erdogan: Sapo morën lajmin e hidhur për tërmetin, u vumë në lëvizje për të ndarë dhimbjen, ju erdhëm në ndihmë!

Presidenti turk, Erdogan është kthyer pas në kohën kur u njoftua me lajmin e hidhur, për tragjedinë që goditi Shqipërinë me tërmetin e 26 nëntorit.

Ai tha nga Laçi se menjëherë u vunë në lëvizje si qeveri, për të ndarë dhimbjen me shqiptarët duke iu ardhur në ndihmë.

“Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara, tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, na lënduan, njëjtë si populli shqiptar. Sapo morën lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë u vumë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës që ishin prekur nga tërmeti. E njëjtë siç e theksoi dhe miku im, Edi Rama, dhe në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait, kur ka nevojë, dhe jo kur thirret. Ne sollëm ndihma, pajisje. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të këtyre punimeve që kishin filluar. Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm së bashku iniciativa që përgjatë këtij procesi të tërmeti, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, nisëm kontaktet tona me komunitetin ndërkombëtar. Turqia ishte e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, një shenjë e fortë solidariteti mes dy vendeve. Ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që shtëpitë, banesat, që ishin të rrënuara, të ribëheshin, rindërtoheshin nga zero. Sot po i dorëzojmë këto banesa, që janë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar 42 mln euro. që në këto momente, dua t’ju uroj përfituesve; t’i gëzoni këto banesa, shtëpi! falënderoj të madhin Zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi, tërmete, zjarre, etje, ne përmbushëm dhe përmbajtëm premtimin tonë ndaj shqiptarëve. Dhe tani po theksoj një gjë; shenja e vëllazërisë nuk është kur ti të vish kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ka nevojë. Ne do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë. Shpresoj që kjo miqësi, me baza kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi.”, tha Erdogan.

 

Fraksion.com