554 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut
Sot mbushen 554 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.
Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Perëndimin e Evropës.
Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj. Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur.
Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa prijësin e saj. Skënderbeu vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15-të dhe ishte një shembull për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.
Fraksion.com