AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri i tregon “Financial Times” çfarë dëshiron t’i shkruhet mbi gurin e varrit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “Financial Times”.

Mediumi i rëndësishëm britanik i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lufta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.

“Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, – shkruhet në artikull.

Gazetari e pyet Edi Rama dhe për aleancat e Shqipërisë në periudhën komuniste dhe pozicionimin aktual kur Rusia dhe Kina po kërkojnë zgjerimin e ndikimit në rajon.

“Ne kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” – thotë Rama lduke nënkuptuar për aleancat e epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re” – shton Rama duke nënkuptuar BE-në.

Edi Rama është pyetur dhe për një fjalë që do donte të shkruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.

“Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, – është përgjigjja e Ramës në artikull.

Fraksion.com