Fifi tregon përse nuk e përshëndeti Ilirin në spektakël
Në një intervistë për emisionin ‘Fun Club Big Brother’, Fifi tregoi gjithçka për daljen nga shtëpia dhe ngjarjet brenda saj.
Ajo u pyet për Ilirin se përse nuk e përshëndeti në spektakël duke qenë se me të këngëtarja ka qenë e afërt prej fillimit.
Fifi pranoi se është ndjerë keq prej tij. “Nuk kam si përshëndes një njeri që mendon se kam aktruar kur më ra të fikët dhe mendon se aktroj për gjendjen shëndetësore. Ai dhe më vonë kur kërkoi falje e bëri sa për sy e faqe, bëri sikur nuk e kishte kuptuar”, tha Fifi.
Por, megjithatë ajo theksoi se ai është lojtar shumë i zgjuar pavarësisht se loja e tij sipas saj nuk është fare e ndershme.
Fraksion.com