Life StyleTë fundit

“O sa shalë të bukur që kam”; Beatrix realizon këngën e “pazakontë”: …faleminderit ma, gjoksin e bëra vetë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është një prej banorëve të Big Brother Vip, prej dy muajsh tashmë. Ajo, teksa ndodhej në zonën e pishinës me banorë të tjerë, ka nisur t’i këndojë këmbëve të saj, duke falenderuar nënën për këtë bekim. Mirëpo nuk e ndali me kaq, Këngëtarja përmendi nënën duke thënë, “gjoksin nuk ia dha, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.

Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj teksa thoshte duke qeshur: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”, teksa banoret që ishin pranë saj po qeshnin.
“O ma faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë. Unë i dua mami. Gjoksin ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë. Gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … Shikojini si kam (i drejtohet banoreve) Këmbë më të bukura përzotin nuk kam parë. O shalë e bukur, o yll (i drejtohet këmbëve të saj)”, u shpreh këngëtarja.

 

Fraksion.com