AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshime në PD: Rushaj largohet nga drejtimi i grupit parlamentar, ja kush e zëvendëson

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari Lulzim Basha ka bërë me dije disa ndryshime që kanë të bëjnë me drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

Basha bën me dije se se me një vendim të përbashkët së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar  Alfred Rushaj, kanë vendosur që drejtimi i Grupit t’i kalojëEnkelejd Alibeaj.

“Edhe pse  Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD”, tha Basha.

Nga ana tjetër, propozoi si Nënkryetar të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, për të cilin kërkoi nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ndryshimet e tjera që do të propozojë Basha kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

-Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

-Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

-Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

-Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

-Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

-Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

 

Fraksion.com