Degjeneron në dhunë ndeshja Tirana- Vllaznia, tifozët thyejnë stolat dhe xhamat brenda stadiumit Air Albania, ndërhynë FNSH
Ka degjeneruar në dhunë ndeshja në stadiumin Air Albania, mes Tiranë dhe Vllaznisë. Teksa ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-0, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje.
Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit. Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar FNSH të ndërhynte.
Kjo ndeshje po monitorohej për sigurinë nga ekspertët e UEFA-s, pasi në stadiumin Air Albania do të luhet finalja Conference League.
Fraksion.com