AktualitetPolitikëTë fundit

“Ai grumbullon në seli mercenarë, vrasës e trafikantë”; Berisha: Shtëpia është e demokratëve dhe do i kthehet demokratëve

Ish-kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Nova Radio”, një medium i drejtuar nga shqiptarët në SHBA tha se PS është mbushur nga një grup kriminelësh dhe më 8 janar sipas tij, Basha u mbrojt nga Garda e Republikës.

“8 janari tregon shkrirjen në një të Lulzim Bashës me krimin. Një politikan i cili mbrohet nga Garda e Republikës në mënyrë të pa hijshme. Ai grumbullon në seli një grup të gjerë mercenarësh, vrasësish, trafikantësh e të tjerë. Që në këtë moment, ai bëhet simboli më i shëmtuar i historisë së këtij vendi, i bashkëpunimit të një politikani me krimit. Rama e ka kontakt këtë bashkëpunim.

Ai ka mbledhur në selinë e PS vrasës e trafikantë në një grup kaq të gjerë. Basha është gjoja në opozitë. Në çdo shtet ligjor, organet ligjzbatuese do të nxirrnin një nga një vrasës e trafikantë e do i çonin në qeli. Kjo nuk ndodhi sepse banda aty ishte e licencuar nga Rama. Kemi të bëjmë një shkrirje në një, të qeverisë me peng Bashën. Ne donin të hapnim dyert e blinduara. Nxjerrja e vrasësve dhe banditëve nga shtëpia jonë. Së treti, nxjerrja e Lulzim Bravës nga zyra e kryetarit pasi ai ishte i shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit e 11 dhjetorit dhe 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit.

Basha dhe disa nga ata që ishin brenda i kishin veturat në oborr e veturat s’janë prekur. Lulzim Brava e asnjë polic, ndonëse u vërsulën shtazërisht mbi protestuesit nuk gërvisht asnjë. Unë shpalla se dyert do të hapen, e dyert nuk hapen me duar. Hpaja bëhet me mjete të caktuara. Çdo bënte një njeri nëse një bandë i merr shtëpinë? Shkon në polici. Po kur policia bëhet palë me të çfarë duhet të bëjmë? Shtëpia është e demokratëve dhe do i kthehet demokratëve. Edi Rama lirinë për të vjedhur e ka të parën. Jo unë nuk kam keqardhje që s’kam përdorur metoda të tjera. ”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com