Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sulmet kibernetike kundër Ukrainës
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sulmet kibernetike kundër Ukrainës
“Unë dënoj fuqishëm sulmet kibernetike ndaj qeverisë ukrainase.
NATO ka punuar ngushtë me Ukrainën për vite me radhë për të ndihmuar në rritjen e mbrojtjes së saj kibernetike. Ekspertët kibernetikë të NATO-s në Bruksel kanë shkëmbyer informacion me homologët e tyre ukrainas mbi aktivitetet e tanishme keqdashëse kibernetike. Ekspertët aleatë në vend po mbështesin gjithashtu autoritetet ukrainase në terren. Në ditët në vijim, NATO dhe Ukraina do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e zgjeruar kibernetik, duke përfshirë aksesin e Ukrainës në platformën e shkëmbimit të informacionit të NATO-s për malware. Mbështetja e fortë politike dhe praktike e NATO-s për Ukrainën do të vazhdojë.”
Fraksion.com