“Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”; Rama me shqiptarin që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare u takua me Albin nga Durrësi, i lindur në Florida.
Albi shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.
“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe””, informoi kryeministri Rama.
Më herët, kryeministri Rama ndau pamje nga “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.
Fraksion.com