AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Çelja sa më parë e negociatave, konsolidim i paqes në rajon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut zhvilloi një takim me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), Zijad Bećirović.

Meta u shpreh se në takimin me Bećirović theksoi se, “çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë”.

“E pranova me kënaqësi edhe ftesën e tij për të ndarë këto qëndrime në një bashkëbisedim me përfaqësues të nderuar të IFIMES në Slloveni”, tha Meta.

 

Fraksion.com