AktualitetPolitikëTë fundit

“Me që jeni bërë lëmsh dje”; Kokalari: Do jem në krahë të Berishës, sepse është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total

Pas njoftimit që bëri ditë më parë për tërheqjen nga jeta politike në Shqipëri, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari ka reaguar me një tjetër postim.

Me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se nuk ka qenë e vetëdijshme se mund të krijonte atë lloj reagimi dhe për këtë arsye thekson se do të jetë sërish në dispozicion total. Ndonëse është keqkuptuar si braktisje dhe shkëputje nga politika, Kokaari shpjegon se duhet të tërhiqet pak për t’iu kthyer jetës në Amerikë.

Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;

Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit.

Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera”, shkruan Kokalari.

Ndër të tjera shpjegon se vijon të flasë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ndaj do të jetë gjithmonë krah Berishës. Përfundimi i statusit të Kokalarit lidhet me ish Presidentin e Amerikës për të cilin thotë se duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshëm me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.

Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në Neë York, Ohio dhe Florida.

Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij fillojnë me fushatat e vitit 2022”, shkroi Kokalari.

 

Fraksion.com