Situata e tensionuar Basha-Berisha; Balla: Puna e kuvendit vijon pavarësisht PD-së
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha këtë të mërkurë se puna e kuvendit vijon paravësisht trazirave në brendësi të PD-së.
Sipas deputetit, 2022-shi është një vit i rëndësishëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që të vendoset zgjatja e procesit të Vettingut.
“Të mos harrojmë që përmbushja e procesit të Vettingut është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por me agjendën e rëndësishme të rrugës evropiane të Shqipërisë. Vendi ynë i ka bërë detyrat e shtëpisë . Viti 2022 është i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Në frymën e një përgjegjësie të madhe ta përmbyllim në javët e para, për të zgjatur mandatin e Vettingut”, tha ai.
Sipas Ballës puna kryesore do të jetë ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,. që pritet të të votohet në datën 21 janar.
“Puna kryesore do të lidhet me ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Unë mendoj që sapo kuvendi të rifillojë punën në seancën e parë të 17 janarit ne do të kemi mundësi ta detajojmë, besoj që të synojmë që në seancën e 21 janarit të kemi mundësi të votohet. Kjo ka qenë diskutimi në konferencën e kryetarëve”, tha deputeti.
Kujtojmë se Kuvendi fillon të hënën, datë 17 janar, ndërsa opozita shqiptare paraqitet e ndarë në dy pjesë, deputetë që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.
Fraksion.com