PD: Berisha u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve, nuk është më pjesë
Partia Demokratike deklaroi sot se sulmi kundër selisë së PD më 8 janar u bë nga persona të inkriminuar. Sipas PD, e cila ka publikuar një video me emrin e një prej personave të arrestuar që figuron me precendentë, demokratet e kanë braktisur Berishën që donte gjakderdhje.
“Çdo ditë po bëhet më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen!”, deklaron PD.
Fraksion.com