AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk kishte asgjë të paligjshme në seli”; Lirohen 6 mbështetësit e Bashës

Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, këtë të mërkurë.

Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

6 personat të cilët do të hetohen në gjendje të lirë janë mbështetësit e kryedemokratit Basha.

Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu.

 

Fraksion.com