AktualitetPolitikëTë fundit

Meta takon kreun e VMRO-DPMNE, Mickoski

Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski. Gjatë bashkëbisedimit, meta shkruan se u diskutua për ecjen para me integrimin dhe përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike.

“Kënaqësi të takoja liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Shkëmbyem mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Vlerësova angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve”, shkruan Meta.

 

Fraksion.com