Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova: Të lënduarit, jashtë rrezikut për jetë
Qeveria e Kosovës njoftoi se nëntë udhëtarët që u lënduan në një aksident në Serbi të një autobusi nga Kosova, janë jashtë rrezikut për jetë.
Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ka bërë aksident dje në darkë rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.
“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.
Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.
Mbrëmë Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.
Qeveria njoftoi se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.
“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.
Fraksion.com