AktualitetPolitikëTë fundit

Salianji dënon dhunën: Isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinën

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së PD ku u përjashtoi nga partia Sali Berisha, është shprehur se ndarja nga dhuna duhet të jetë e qartë për këtë forcë politike.

“Dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partise Demokratike, kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jene aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill!  Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!

Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë force që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinë, nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, në kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force”, ka thënë ndër të tjera Salianji.

 

Fraksion.com