AktualitetPolitikëTë fundit

“Një avokat i zjarrtë i Shqipërisë”; Rama mesazh për vdekjen e Sassolit: La një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo që pati nderin e kënaqësinë ta njihte

Kryeministri  shqiptar Edi Rama ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

Rama shkruan në rrjete sociale, se Sassoli ishte një Italian krenar dhe një avokat i zjarrtë i Shqipërisë. Ai shton më tej se ndarja nga jeta në mënyrë të befasishme të Sassolit ka shkaktuar një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo që pati nderin e kënaqësinë ta njihte!

Postimi i Edi Ramës:

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…
Addio caro David, riposa in pace

 

 

 

Fraksion.com