Life StyleTë fundit

“Me Trixën u mërzita shumë”; Donaldi: Ka momente që nuk e kuptoj

‘Do të më nxjerrë keq’, Donaldi mërzitet me Beatrix: Nuk e kuptoj

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Iliri, Einxhel ose DJ Dagz do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP. Kjo ka shqetësuar shumë Beatrix, e cila thotë se do të largohet në rast se del DJ Dagz.

Në një bisedë me Egzonën, Donaldi i ka thënë se është mërzitur me Beatrix. Mbrëmjen e kaluar kur po festonin, këngëtarja u përlot për DJ Dagz dhe u ndje keq se nuk e përqafoi Donaldi.

Kjo e ka shqetësuar aktorin, i cili mendon se do ta nxjerrë keq me këto gjëra.

Donald: Me Trixën u mërzita shumë. Ka momente që nuk e kuptoj. U mërzita se u mërzit ajo se nuk e përqafova kur filloi të qante. Gjatë gjithë darkës i kam thënë çfarë ke. E kuptoj kur ajo nuk është mirë. Më tha pse nuk më përqafove kur u bëra keq? I thashë çfarë po thua, ti do të më nxjerrësh keq mua? Vetëm fakti që i mendon më shqetëson. Ditën që mbaroi Prime, thoshte po dole ti, do dal dhe unë. I thoshte Dagzit. Po si do dali kur unë jam këtu? E puth e përqafoj, i them çfarë ke, asgjë më thotë.

 

Fraksion.com