AktualitetPolitikëTë fundit

Erdogan do mbajë fjalim më 17 janar në sesioni i ri parlamentar shqiptar

Seanca e parë për sesionin e dytë të legjislaturës së X do të zhvillohet më 17 janar në orën 17:00 ku do të mbajë një fjalë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Fjala në parlament përkon me kohën e vizitës se Erdogan do të ketë në Shqipëri për inauguruar  rindërtimin e apartamenteve në Laç.

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve u miratuar programi i punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit, që përcakton agjendën vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e pavaruara dhe agjencitë ligjzbatuese.

Ashtu siç kishte premtuar presidenti Erdogan do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Vizita mund të realizohet me 17 janar, ku Erdogan do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

 

Fraksion.com