AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sassoli

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

Basha shkruan në mesazhin e tij se Sassoli ishte një mik i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sassoli, Presidentit të Parlamentit Europian, miku i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorve të tij për këtë humbje pikëlluese.
U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Fraksion.com