Rama 30 minuta mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në seli: Nesër mblidhet Kryesia e PS
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Selin e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të qarqeve.
Mbledhja nisi rreth orës 08:30 dhe zgjati 30 mimnuta
Ndërsa në fokus mësohet të ketë qenë agjenda për sfidat e ardhshme, analiza në cdo qark e kërkuar më herët për secilin drejtues.
Në 15 janar caktohet organizimi për 30 vjetorin e FRESH.
Ndërkohë është vendosur që ditën e nesërme të ketë Mbledhje kryesie në orën 9:00 të mëngjesit në Selinë e PS.
Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për 2022.
Fraksion.com